Bota
Përsëri mijëra protestues në rrugët e Francës
Mijëra zyrtarë policorë janë duke qëndruar në Paris për të mbajtur nën kontroll protestën e radhës të “Xhaketave të Verdha” duke shënuar kështu pesë javë të protestave të pandërprera kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron.
Të premtën, presidenti Macron bëri thirrje për të mbajtur rendin dhe qetësinë pas protestave të mëdha që shkaktuan përplasje me policinë.
“Franca duhet të qetesohet, të vendos rregull dhe t’i kthehet normalitetit”, tha Macron pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel, shkruan REL,përcjell albinfo.ch
Lëvizja “Xhaketat e Verdha” filloi në mesin e muajit nëntor në kundërshtim të ngritjes së taksës së naftës, duke u rikthyer në kundërshtim të plotë të qeverisjes së Macronit.
Protestat çuan në dhunë dhe përplasje të rënda me forcat e sigurisë.
Përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në qytetin e Strasburgut.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













