Bota

Përsëri protesta në Francë

Protestuesit me jelekë të verdhë po demonstrojnë në Paris për të tetën të shtunë me radhë me rreth 50, 000 protestues.

Protestat e reja po ndjekin deklaratën e Presidentit Macron se do të ngurtësonte qëndrimin e tij ndaj ‘’ xhaketave të verdha’’, përcjell albinfo.ch

Demonstratat masive filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësisë në rritje lidhur me rritjen e taksës së karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si edhe me udhëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.

Që atëherë, zoti Macron ka hequr dorë nga plani për rritjen e taksave, ka njoftuar për rritje për punonjësit me rrogat më të ulëta dhe ka premtuar shkurtime taksash për pensionistët në vështirësi, në një përpjekje për të ndalur protestat.

Zoti Macron ka shprehur gjithashtu vullnetin për të bërë ndryshime shtesë në sistemin kombëtar të ndihmës sociale dhe pensioneve.