Bota

Personi që kreu sulmin ndaj autobusit të Dortmundit e pranon fajin

Sergei W, 28-vjeçar, ka thënë në një gjykatë në Dortmund se nuk kishte në plan të vriste dikë. Ai është gjerman me prejardhje ruse

Një burrë ka pranuar se ka kryer sulmin me bombë ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund, në vitin 2017.

Sergei W, 28-vjeçar, ka thënë në një gjykatë në Dortmund se nuk kishte në plan të vriste dikë. Ai është gjerman me prejardhje ruse. Emri i tij i plotë nuk është bërë i ditur.

Sulmi e la të lënduar Marc Bartran si dhe një polic i cili humbi dëgjimin, transmeton Albinfo.ch.

Ndaj Sergeit janë ngritur 28 akuza për tentim-vrasje, të cilat ai i ka mohuar.

Megjithatë, në gjykatë ka thënë se “është shumë pishman për veprimet e tij”.

Gjykimi ndaj tij nisi më 21 dhjetor.

Sulmi ndaj autobusit të Borussia Dortmundit ndodhi më 11 prill, në ditën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Monacos. Kjo ndeshje u zhvillua një ditë më pas, me tifozët e Dortmundit që pritën në shtëpitë e tyre francezët e Monacos.