Kosova
Pesë kompani nga Kosova pjesë e panairit “BIOFACH 2022” në Gjermani
Kompanitë kosovare, pjesë e panairit e ushqimeve organike në Gjermani
Kompanitë nga Kosova: Agroprodukt, OrganicHerb, A-D-E Group, Fungo dhe Hit – Flores, do të promovojnë produktet e tyre në Panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2022”, në Nuremberg të Gjermanisë nga data 26 korrik 2022.
Hapësirën ekspozuese në këtë panair për kompanitë nga vendi ynë e ka siguruar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë tona që krahas promovimit të produkteve, të njihen me trendët e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, me synim të rritjes së eksportit.
Në shtandin e Kosovës do të ekspozohen: bimë mjekuese aromatike bio – organike, fruta mali të ngrira dhe të thata, kërpudha, dredhëza dhe produkte të tjera të sektorit të bujqësisë.
Shtandi i Kosovës në këtë panair ka hapësirën ekspozuese prej 48 m2 dhe gjendet në Hall 4-271.
Panairi është i hapur nga data 26 deri 29 korrik 2022 në Exhibition Centre, Nuremberg, ??.
Gjermania është një ndër partnerët kryesor të Kosovës, si në fushën e IHD-ve, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare. Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të nga Gjermania gjatë vitit 2021 ishin 123.8 milionë euro, kurse nga janari deri prill të vitit 2022 është 66.6 milionë euro. Ndërsa eksporti i mallrave të Kosovës në Gjermani gjatë vitit 2021 ishte 61.3 milionë euro, kurse nga janari e deri në maj të vitit 2022 është 32 milionë euro.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë











