Lajme

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një aeroplani në Luiziana

Raportohet se një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua në Luiziana.

Avioni zbriti pranë një zyre postare dhe Walmart, në rrugën Feu Follet në Lafayette, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.

KPEL raporton se pesë persona kanë vdekur, një person ka pësuar djegie të rëndë dhe një kalimtar është plagosur.

Banori lokal dhe dëshmitari okular Kevin Jackson tha: ”Unë kam qenë jashtë para përplasjes. Vura re se aeroplani ishte ulët dhe kishte shumë tymë”.

”E dija se diçka ishte e keqe. Pastaj u rrëzua dhe bëri një shpërthim masiv”.

Jackson tha se derisa aeroplani po e godiste makinën, aty diksuh po bërtiste.

Policia është duke e hetuar rastin dhe po kontrollon për persona të tjerë.