CH-Ballkani
Pesë vendet kulturore në Tiranë
Qytetin mund të kaloni në këmbë. Ai është i mbushur me galeri arti, muze, kafene e restorante
Nëse dëshironi të bëni një udhëtim më ndryshe, atëherë Gadishulli Ballkanik është një vend i duhur. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është një vend i mirë për të nisur udhëtimin në këtë cep të Evropës Juglindore. Qytetin mund të kaloni në këmbë, derisa është i mbushur me galeri arti, muze, kafene e restorante.
Blogerja italiane Francesca Masotti shkruan për “Pastemagazine.com”, për pesë vendet kulturore që mund t’i gjeni në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
- Sheshi Skënderbeu- është pika kryesore e orientimit në Tiranë. Ajo ka edhe statujën dedikuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane. Anash statujës është xhamia e ‘Et’hem Bej’. Po ashtu është edhe Bashkia e Qytetit dhe Sahat Kulla.
- Muzeu Historik Kombëtar- Muzeu Kombëtar është një mozaik i mrekullueshëm me fasadë, duke treguar shqiptarët fitimtarë që nga periudha ilire, e deri te Lufta e Dytë Botërore. Muzeu gjithashtu mban shumë nga thesaret arkeologjike të vendit, një kopje e shpatës së Skënderbeut, dhe një ekspozitë interesante me ikonat e Onufrit, artistit më të madh shqiptar të shekullit të 16-të.
- Bunk’Art- Muzeu i Artit Bashkëkohor ndodhet në një bunker nëntokësor të ndërtuar në periferi të Tiranës. Ky vend më herët është bërë për të mbrojtur ish-diktatorin Ever Hoxhën. Sot, Bunk’Art, organizon ekspozita që kombinojnë historitë moderne të Shqipërisë me copa të artit bashkëkohor.
- Galeria e Arteve Kombëtare-Kjo galeri gjurmon historitë e pikturës shqiptare nga fillimi i shekullit 19, deri në ditët e sotme. Kjo hapësirë organizon ekspozita të përkohshme.
- Blloku- Kjo është lagja më e famshme në Tiranë. Gjatë kohës komuniko, kjo pjesë ishte e rezervuar për elitën politike, derisa sot është një lagje e gjallë me kafene, restorante, bare dhe klube të natës.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












