Lajme
Pezullohen rreth 2 mijë mjekë në Itali për shkak të mosvaksinimit
Autoritetet italiane kanë raportuar të premten se 1,913 mjekë dhe dentistë janë pezulluar nga detyra, pasi kanë refuzuar që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Asociacioni Kombëtar i Mjekëve dhe Dentistëve ka thënë se mjekët kanë dështuar të prezantojnë dëshminë e vaksinimit.
Njoftimi i 21 janarit vjen pas pezullimit të 1,656 mjekëve në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Profesionistëve mjekësorë u është kërkuar të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, prej miratimit të ligjit të ri, që ka nisur të zbatohet në muajin prill.
Në total, të dhënat tregojnë që më shumë se 33,500 mjekë nuk janë të vaksinuar plotësisht në Itali.
Mirëpo, në këtë shifër përfshihen edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe presin të vaksinohen, ata që janë vaksinuar jashtë Italisë dhe mjekët që nuk mund të imunizohen për arsye mjekësore.
Përveç mjekëve, autoritetet kanë njoftuar edhe për pezullimin e rreth 6,000 infermierëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë për shkak të mosvaksinimit./REL
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














