Shqipëria
‘Pfizer’ në dispozicion të më shumë qytetarëve, shkaku i afrimit të skadencës
Rritja e sasisë së furnizimit, kushtet specifike të ruajtjes dhe afati i shkurtër i skadencës, mendohet se janë disa nga arsyet që çuan Ministrinë e Shëndetësisë drejt vendimit për zgjerimin e vaksinimit me Pfizer.
Vaksina Pfizer, përdorimi i të cilës fillimisht u kufizua vetëm për personat me probleme kronike në shëndet, po aplikohet më gjerësisht.
“Është zgjeruar gama e personave që mund ta përfitojnë, nuk do të thotë që është gjithmonë pa kriter, gjithsesi dhe një i shëndetshëm mund të vaksinohet me të, por duke pasur parasysh prioritarët, të sëmurët kronikë, personat më në risk. Dhe këtë e shikojnë mjekët e familjes. Gjykojnë në varësi dhe të sasisë që ato kanë,” – tha Erida Nelaj, shefe e sektorit të vaksinimit, pranë ISHP-së.
Kushtet specifike të ruajtjes së vaksinës Pfizer, fillimisht në temperatura -70 gradë, tashmë kanë ndryshuar. Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar qëndrimin e kësaj vaksine për një muaj në temperaturat +2, +8 gradë. Megjithatë ka ende vende ku këto kushte nuk garantohen dhe kjo vaksinë nuk gjendet, siç ndodh te sheshi “Skënderbej”.
Vaksina Pfizer është vaksina me afatin më të shkurtër të skadencës, nga vaksinat e ardhura deri tani në Shqipëri.
“Pfizer edhe Moderna që ne nuk e kemi, nuk kanë afate shumë të gjata skadence .Të paktën gjithmonë ne kemi avancë tre-katër muaj përpara afatit përfundimtar të skadencës kur ne i marrim. Coronavac ka skadencën më të gjatë, deri në 2022. AstraZeneca, sasia që kemi marrë ka një afat deri në fund të tetorit,” – u shpreh Nelaj.
Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Vaksinat po kryhen në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.
Autoritetet bëjnë thirrje për marrjen e dozës së parë, gjatë këtij muaji, me qëllim marrjen e së dytës në shtator, kur me gjasa numri i infektimeve pritet të shënojë rritje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale Doktoranti shqiptar në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it (RPTU) prezantoi një punim shkencor mbi vozitjen autonome dhe... -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













