Lajme
Pfizer takohet me Qeverinë amerikane mbi dozën e tretë të vaksinës
Kompania Pfizer njoftoi se ka në plan të takohet të hënën me zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë për të diskutuar rreth kërkesës së saj për marrjen e një autorizimi federal për injektimin e një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Ky zhvillim vjen ndërsa këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për çështje të shëndetësisë pranoi se është “plotësisht e llogjikshme dhe mbase e mundshme” që një doze e tillë të jetë e nevojshme.
Kompania tha se të hënën ishte planifikuar të zhvillohej një takim me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e zyrtarë të tjerë. Disa ditë më parë Pfizer-i pohoi se dozat e tretë do të duhej të merrej brenda 12 muajsh.
Dr. Mikael Dolsten, përfaqësues i kësaj kompanie, i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” javën e kaluar se të dhënat e hershme nga një studim i kompanisë sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit shtohen nga pesë në 10-fish pas marrjes së një doze të tretë, krahasuar me dozën e dytë të marrë muaj më parë, provë që besohet se mbështet nevojën për një dozë përforcuese.
Të dielën, Dr. Anthony Fauci nuk e përjashtoi mundësinë, por tha se ishte shumë shpejt që qeveria të rekomandonte një dozë tjetër.
Ai tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) bënë gjënë e duhur javën e kaluar duke mos u pajtuar me pohimin e Pfizer-it dhe duke thënë me deklaratën e tyre se “në këtë kohë” ato nuk e shohin si të nevojshme dozën e tretë.
Zoti Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë përforcuese në regjimin me dy doza të vaksinës së Pfizer-it dhe Moderna-s apo asaj me një dozë të firmës Johnson & Johnson.
Ai tha se ishte mjaft e mundur që në muajt e ardhshëm “me shtimin e të dhënave”, qeveria të nxisë nevojën për një dozë përforcuese, bazuar në faktorë të tillë si mosha apo sëmundjet kronike e probleme të tjera shëndetësore.
“Sigurisht që është plotësisht e mundshme, ndoshta ka të ngjarë në një moment, të kemi nevojë për një dozë përforcuese“, tha zoti Fauci.
Takimi i planifikuar i së hënës mes Pfizer-it dhe zyrtarëve amerikanë të shëndetësisë u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”./VOA
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk po bën mjaftueshëm me masat për të luftuar ngrohjen globale Masat e ndërmarra nga Zvicra për të luftuar ngrohjen globale janë ende të pamjaftueshme për të... -
Studiuesit zviceranë kanë frikë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në Liqenin e Konstancës -
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar -
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren












