Kosova
Pfizer vonon shpërndarjen e vaksinave, probleme me temperaturën
Informacionet e fundit tregojnë se dorëzimet e vaksinës së koronavirusit Pfizer / BioNTech janë vonuar në tetë shtete evropiane, pas një problemi logjistik lidhur me temperaturën në të cilën mbahen dozat, sipas autoriteteve spanjolle, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës tha se kishte marrë një mesazh nga fabrika e prodhimit të Pfizer në Puurs, Belgjikë, të dielën vonë, duke thënë se dorëzimi do të mbërrinte të martën në vend se të hënën për shkak të “një problemi në procesin e ngarkimit dhe transportimit në lidhje me kontrollin e temperaturës”.
Nga ana tjetër, autoritetet lokale në Gjermani raportuan gjithashtu vonesa të dielën, pasi u tha se mund të kishte pasur probleme me temperaturën e ruajtjes gjatë tranzitit.
Duhet theksuar se planet e vaksinimit të koronavirusit në Gjermani ndeshën në një pengesë, pasi matësit e temperaturës treguan se disa vaksina të BioNTech-Pfizer mund të mos ishin mbajtur në temperature mjaft të ftohta për shkak të mospërputhjeve me zinxhirin e ftohësve.
“Kur u lexuan matësit e temperaturave që ishin mbyllur në kutitë e ftohta, lindën dyshime në lidhje me përputhjen me zinxhirin e ftohjes”, tha në një deklaratë distrikti Lichtenfels i Bavarisë.
Vaksina BioNTech-Pfizer përdor teknologjinë mARN dhe duhet të ruhet në gati -70 gradë Celsius përpara se të transportohet në kuti të ftohta të mbushura me akull të thatë. Pasi të dalë nga temperaturat ultra të ulëta, vaksina duhet të mbahet në 2° C deri në 8° C për të qëndruar efektive deri në pesë ditë.
Por temperatura në një kuti të ftohtë kishte arritur në 15° C gjatë transportit, tha një zëdhënës i Lichtenfels dhe u prekën rreth 1.000 vaksina. Ai shtoi se ata nuk kishin marrë ndonjë komunikim nga BioNtech se si të procedonin.
Lichtenfels, si dhe distrikte të tjera të Bavarisë, si Coburg, Kronach, Kulmbach, Hof, Bayreuth dhe Wunsiedel po prisnin të mësonin nëse vaksinat mund të përdoreshin ende.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












