E-Diaspora
Piktori Agron Saliu hap ekspozitë në Vjenë të Austrisë
Piktori Agron Saliu ka hapur mbrëmë në Vjenë të Austrisë ekspozitën e tij tretë ndërkombëtare.
Pas suksesit të ekspozitës personale në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, Agron Saliu ka qenë i ftuar për ta paraqitur të njëjtën ekspozitë në galerinë “Kunstraum Wien Mitte” në Vjenë të Austrisë. Në këtë ekspozitë Agroni paraqitet me 12 punime, ndërkohë ekspozita është e hapur deri më 18 korrik.
Piktori shqiptar nga Tetova në punimet e tij kryesisht ka pasqyruar portretin e gruas.
Saliu, tashmë përpos ekspozitave të tij në Maqedoni dhe rajon ai është prezantuar me punën e tij artistike edhe në vende të ndryshme të Evropës si në Paris e Berlin.
Agron Saliu ka lindur në vitin 1984 në Tetovë. Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve me fokus në pikturë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














