Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Mbi një mijë punëtorë shëndetësorë kosovarë u punësuan në Gjermani për nëntë muaj Raportohet se mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj...
-
Austri: Djemtë e dëshmorit përzgjidhen për të prezantuar historinë e tyre të suksesit si ekspertë integrimi
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bernë fillon përgatitjet për festën e abetares
-
Baleti Kombëtar i Kosovës, gati për shfaqjen e parë në Nju-Jork
-
Leonard Danglli, i emëruar në Dekanatin e Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto
Jeta në Zvicër
-
Paralajmërohen reshje të vazhdueshme shiu dhe përmbytje lokale, niveli 3 i rrezikut vlen për këto rajone Qeveria federale ka rritur nivelin e rrezikut të shiut për disa pjesë të Zvicrës. Në kantonet...
-
UBS-ja dënohet me 50,000CHF për neglizhencë të dyshuar në pastrim parash
-
Të ardhurat dhe pasuria zvicerane u rritën gjatë pandemisë
-
Zvicra mori më shumë se 400 kërkesa për ekstradim vitin e kaluar
-
Viti rekord për energjinë e erës në Zvicër