Shqipëria
Plazhet publike në Shqipëri, të stërmbushura
Kritikat e drejtuara së fundmi drejt Shqipërisë për rritje të çmimeve të turizmit ka aktivizuar kryeministrin e këtij vendi, Edi Rama, i cili mes tjerash u ka kërkuar bizneseve të mos abuzojnë me çmimet. Megjithatë, ai ka paraqitur pamje edhe të plazheve publike, të cilat mund të shfrytëzohen pa pagesë nga pushuesit.
Në fotot e publikuara nga ai, një nga plazhet publike të Himarës shihet i stërmbushur nga turistët.
“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët”, thekson Rama në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë sezonit veror plazhet publike janë të qasshme dhe të pastra. Ndërkohë autoritetet qendrore dhe vendore vijojnë punën për mbajtjen pastër të plazheve, sidomos në stacionet publike dhe zonat e ndërmjetme mes stacioneve të menaxhuara nga biznesi privat.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












