Lajme
Plazhi i Llamanit, një nga perlat e Shqipërisë
“Plazhi i Llamanit” që shtrihet afër Himarës, është shndërruar në një nga epiqendrat e zhvillimit të turizmit në Rivierën Shqiptare. Është plazh që ia vlen të vizitohet
Bregdeti shqiptar ka filluar t’i pushtoj zemrat e pushuesve gjithandej Evropës, ndërsa perlat e jugut të Shqipërisë mbesin vendet më mbresëlënëse për turistët. Njëri nga plazhet që ndërthurë në vete bukurinë e natyrës, është “Plazhi i Llamanit”, që është shndërruar në një nga epiqendrat e zhvillimit të turizmit në Rivierën Shqiptare.
Ai ndodhet rreth 5 km në jug të qytezës së Himarës, në një largësi prej më shumë se 75 km nga Vlora dhe është i vendosur mes disa kodrave të larta që zbresin butë deri në breg të detit.
“Plazhi ka një hapësirë prej disa mijëra metrash katrorë. Zallishtja e imët, uji i kthjellët dhe i pastër si kristali, perceptohen lehtësisht nga njerëzit që vijnë këtu për herë të parë. Gjithçka të bën për vete. Nëse vendos të vish një herë, nuk mund të mos kthehesh sërish”, kështu shkruan në reportazhin e ATSh-së.
Ky kënd i fshehur në bregdetin e Himarës, është ndjellës. Mbart mbi vete kërshërinë që e nxit njeriun ta eksplorojë. Në këtë pikë, vizitori gjendet mes detit, malit dhe qiellit që duket se tentojnë të bashkohen në një pikë të vetme, shkruan më tej AtSh.
Askush, siç thuhet, nuk i ka rezistuar ndjesisë për ta shijuar nga afër këtë pjesë të bregdetit himariot. Pavarësisht se deri para pak vitesh kushtet ishin modeste, sot gjithçka ka ndryshuar.
“Struktura turistike është plotësuar në përputhje me standardet më të mira bashkëkohore. Në këtë plazh tashmë ka lokale, apo mjedise të tjera të nevojshme për pushim, është siguruar uji i pijshëm, që mungonte më parë. Pushuesit vijnë dhe do të vazhdojnë të vijnë. Sepse natyra këtu është treguar aq bujare sa, eklipson paksa edhe ato mangësi që ende nuk janë plotësuar”, thuhet në reportazh.
Landi, një nga pronarët e strukturës turistike në këtë bregdet, thotë se ka investuar për të ndërtuar dhe për t’ju gjendur pushuesve. “Kemi plotësuar dhe po plotësojmë të gjitha kushtet që u nevojiten pushuesve për të kaluar ditë të këndshme në plazh”, tregon ai. Këtu nis sezoni në muajin qershor dhe përfundon diku nga fundi i shtatorit.
Rruga është një nga ato element që mungon këtu. Është një segment prej pak më shumë se 500 metrash, që lidh aksin kombëtar Vlorë-Sarandë me plazhin.
Përmirësimi i kushteve të udhëtimit me ndërtimin e Rrugës së Bregdetit është shoqëruar me shumëfishimin e numrit të pushuesve dhe turistëve të huaj. Kjo pohohet nga banorë dhe drejtues të qeverisjes vendore të Himarës.
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, thotë se plotësimi i infrastrukturës rrugore, është një nga faktorët përcaktues në rritjen e numrit të pushuesve.
Bregdeti i Himarës ka një kapacitet akomodues prej 25-30 mijë shtretërish. Struktura turistike akomoduese përbëhet nga tre kategori, mes të cilave, ajo hotelerike, me rreth 3500 shtretërish, turizmi familjar, me rreth 15 mijë shtretër dhe, kategoria e përzier, ku, nuk ka një profil të saktë hotelerik, apo familjar.
Bregdeti me gjatësi rreth 30 km ofron mjaft surpriza për pushuesit…
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













