Kosova
Policët nga Serbia u thonë kompanive të vazhdojnë rrugën pa udhëtarët
Kompanitë e autobusëve nuk e pranojnë këtë kërkes
Autobusë nga Kosova, me qindra udhëtarë, kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmë në kufirin Serbi-Kroaci, meqë janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Tashmë është siguruar video ku shihen udhëtarë grumbull në mes të rrugës, të cilëve u janë marrë dokumentet personale. Disa udhëtarë i kanë thënë se tani policia kufitare u ka thënë kompanive të autobusëve që tash mund të vazhdojnë rrugën, por pa udhëtarët që i kanë ndaluar për verifikim.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.
MPJD ka thënë se për këtë ka njoftuar shtetet e QUINT-it, institucionet e BE-së dhe të tjera institucione ndërkombëtare, derisa ka apeluar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.
”Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë MPJD.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Jeta në Zvicër
-
Më shumë hapësira parkimi elektrik në Gjenevë Ka më shumë hapësira mbushje elektrike në parkingjet e Gjenevës. Fondacioni des Parkings thotë se po...
-
Pse kompanitë në Zvicër duhet të paguajnë taksat e kishës?
-
Organizata zvicerane e turizmit zbulon logon e saj të re
-
Cyrih: Adoleshentët aksidentohen, i ikën policisë
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij