Lajme
Policia austriake arreston kosovarin ditën e martesës
Policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile ku do të bëhej edhe kurorëzimi

Pranga në vend të unazës së martesës!
Një kosovar nga Vöcklabruck e kishte imagjinuar krejt ndryshe ditën më të bukur të jetës së tij. Për t’iu shmangur depërtimit nga Austria, 24-vjeçari kishte vendosur të martohet me një hungareze në zyrën e gjendjes civile në Gmunden (Austria e Epërme). Martesa e tij me hungarezen si shtetase e BE-së do t’i mundësonte kosovarit leje qëndrimin dhe të banojë ligjërisht në Austri, raporton albinfo.at.
Por, nusja dhe 30 të ftuarit kanë pritur kot në zyrën e gjendjes civile, sepse policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile, ku do të bëhej edhe kurorëzimi. Fatkeqësisht “ceremonia martesore” e çiftit u zhvendos në zyrat e policisë austriake.
Sipas krone.at, kosovari prej kohesh ishte duke qëndruar ilegalisht në Austri dhe ai disa herë kishte arritur t’i shpëtojë policisë. Të premten e kaluar policia ishte paralajmëruar për rastin dhe ata arritën ta arrestojnë ditën e martesës, përcjell albinfo.at.
Kosovari është ndaluar në paraburgim në pritje të depërtimit për në vendlindjen e tij. Detajet e tjera rreth ceremonisë së martesës dhe dasmës së planifikuar nuk janë bërë të ditura.
E-Diaspora
-
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali Vrasje në familjen shqiptare në Itali...
-
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
-
Inxhinierja Bertila Bruka, pjesë e projektit për të rinj STEM
-
Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër nuk preferohen nga të huajt? Në vitin 2021, 26 për qind e popullsisë rezidente të përhershme në Zvicër ishin të huaj,...
-
5 profesionet që mund t’i bësh në Zvicër pa trajnime e përvojë paraprake
-
Kundërshtohet ndërtimi i marinës në Liqenin e Luzern-it
-
Edhe një i arrestuar për mashtrim në Cyrih
-
Si do ta stabilizojë Zvicra gjendjen me mungesën e barnave?