Lajme
Policia e Kosovës e pranishme gjatë sezonit turistik në Shqipëri
Policia e Kosovës do të përfshihet në patrullime të përbashkëta në Shqipëri gjatë sezonit turistik.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi dhe ai i Policisë së Shqipërisë Hysni Burgaj pas një takimi të zhvilluar në Tiranë.
Të dy nënshkruesit kanë potencuar se marrëveshja ndërlidhet me sezonin turistik qershor – shtator kur ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë dhe ka një shtim të qarkullimit të automjeteve për në Shqipëri.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit parasheh shërbime të përbashkëta të policisë së shtetit shqiptar dhe Policisë së Kosovës, në akset kryesore rrugore të Republikës së Shqipërisë, përgjatë sezonës verore, raporton REL.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet po ashtu se marrëveshja ka për qellim, vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet .
Zbatimi i kësaj marrëveshje pritet të realizohet menjëherë.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026











