Kosova
Policia e Kosovës sekuestron mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë prej 450 mijë eurosh
Policia e Kosovës njofton se të hënën, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike, të cilën e drejtonte personi i dyshuar me inicialet Z. J., shtetas kosovar, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
një veturë me targa vendore,
1 mijë e 445
8 mijë e 970
dy telefona celularë
17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, të konfiskuara nga dogana e Republikës së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













