Lajme
Policia e Londrës sulmohet nga hakerët
Policia Metropolitane e Londrës është goditur nga një sulm i madh kibernetik, gjë që ka çuar në hakimin e të dhënave të oficerëve dhe stafit të policisë më të madhe në Britani të Madhe. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se policia londineze ndodhet në një nivel mjaft të lartë gatishmërie, si pasojë e sulmit, shkruan albinfo.ch.
47 mijë pjesëtarët e kësaj force policore janë njoftuar për ekspozimin e mundshëm të fotografive, emrave dhe gradave të tyre. Mësohet se ky sulm ka ndodhur pasi kriminelët kibernetikë kanë mundur të infiltrojnë në sistemin e IT-së së një kompanie kontraktore që merrej me printimin e kartave dhe dokumenteve që u mundësojnë stafit hyrjen në ambientet e Policisë në mbarë kryeqytetin britanik.
Zyrtarët deklarojnë se kjo kompani e kontraktuar nga Policia Metropolitane kishte qasje tek emrat, gradat, fotografitë dhe nivelet e vetingut si dhe kodet e pagesave për oficerët dhe stafin policor.
Sipas njoftimit, kompania nuk ka pasur informacione personale, si adresat, numrat e telefonave apo detaje të tjera financiare.
Agjencia Kombëtare e Luftës kundër Krimit, NCA, e cila njihet ndryshe si FBI-ja britanike, është thirrur në ndihmë nga frika e përfshirjes në këtë histori dhe e përdorimit të këtyre të dhënave nga grupet terroriste apo ato kriminale.
Zyrtarët e Policisë vlerësojnë se kjo ndërhyrje në sistemin e sigurisë së IT-së “mund të shkaktojë një dëm të pallogaritshëm, nëse të dhënat kanë rënë në duart e gabuara”.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër










