Kosova
Policia flet për zyrtarin policor i cili dyshohet se përdhunoi Vasfije Krasniqin
Jo më larg se mbrëmë, një grua e cila ishte përdhunuar seksualisht gjatë kohës së luftës në Kosovë, rrëfeu përjetimet e saj, mediat mbushën hapësirat e tyre duke treguar ngjarjen se si kishte nisur e përfunduar.
Vasfije Kastrati, nga Vushtrria është një grua kosovare e cila ka vendosur që përdhunimin ndaj saj nga policia serbe në kohën e luftës në Kosovë, ta bëj publik dhe të mos shqetësohet për pjesën tjetër, atë të frikës së si do të ndihet pas publikimit të jetës së saj.
E larguar nga Kosova pasi që nuk shihte të ardhme dhe nuk duronte dot të qëndroj nga përjetimet që i kishte kaluar Vasfija tani është e martuar dhe ka dy vajza.
Në rrëfimin e saj, ku të pranishëm ishin shumë fytyra publike institucionale, Vasfija, një grua e fortë dhe me besim të plotë, rrëfen momentet e përdhunimit, shkruan Albinfo.ch.
Lidhur me rastin e saj, në media u publikuan disa fotografi nga ku thuhej se njëri nga policët serb që e përdhunoi Vasfijen ishte zyrtar policor në Policinë e Kosovës.
Lidhur me këtë rast, policia në disa deklarata dhënë mediave vendore ka sqaruar pozitën që kishte njëri nga të dyshuarit për përdhunimin e Vasfijes.
“Policia e Kosovës konfirmon se personi i apostrofuar; J. D. ka qenë i punësuar në PK nga data 12.02.2001 deri më 15.06.2017, kur edhe iu është shqiptuar masa Ndërprerje e marrëdhënies se punës ndërsa i apostrofuari; Gj. B. nuk është pjesëtar i PK-së”, ka thënë policia në një deklaratë.
Ish- zyrtari policor i PK-së, i dyshuar për përdhunimin e Vasfije Krasniqit, kishte punuar në PK për 16 vjet.
Vasfije Krasniqi, do të dëshmoj edhe në Hagë në lidhje me rastin e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













