Kuriozitete

Policia gjermane ka këtë kërkesë për hajdutët

Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot

Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve, të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliard dollarë nga një muze.

Lutja ndaj hajdutëve është që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.

Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit të së dielës në brendësi të një muzeu në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmed, transmeton TCH.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike e që në total shkonin në gati 1 miliard euro, përcjell albinfo.ch.

Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot.

Hajdutët janë filmuar nga kamerat, por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.