Lajme
Policia jep detajet për arrestimin e zyrtarëve të Këshillit Prokurorial
Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për arrestimin e zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Policia bëri të ditur se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkruajnë mendiat vendore, përcjell Albinfo.ch.
Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, një ditë më parë është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi dhe një zyrtare.
Krasniqi është arrestuar për rastin e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë.
Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa qytete në Kosovë, ku me dyshimin për keqpërdorime në subvencione në Ministrinë e Bujqësisë ka arrestuar mbi 20 persona.
Aksionet ishin realizuar në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













