Kosova
Policia me apel ndaj mërgimtarëve
Policia e Kosovës, respektivisht ajo e Gjilanit ka bëre apel për sigurinë e gjësendeve të shtrenjta të mërgimtarëve.
Policia e Gjilanit përmes një njoftimi ka thënë se muajt korrik dhe gusht, janë muaj ku kryesisht shumë bashkë atëdhetarë kthehen në vendlindjet e tyre për ti kaluar pushimet bashkë me familjet e tyre.
Policia ka apeluar duke u bazuar nëpërvojat e viteve të kaluara, që mërgimatarët të mos parkojnë veturat me gjësende të shtrenjta brenda .
“Kemi pas disa raste të raportuara si “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda” nga automjetet e parkuara, Policia e Kosovës Apelon te të gjithë qytetarët që me rastet e daljes nëpër qendrat tregtare apo ku do qoftë nëpër sheshe të qyteteve le të sigurohen se gjatë parkimit të veturave të tyre ato të jenë të kyçura dhe nuk lënë në veturat e tyre gjësende me vlerë: si qantëdore, telefona celularë apo edhe portofola, pasi që fatkeqësisht në këto raste persona keqbërës në momentet që vërejnë këto gjësende, në ulëse të veturave, shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, duke thyer xhamin e veturës, dhe vjedhur sende me vlerë shpesh herë edhe dokumente udhëtimi, të cilat më pastaj paraqesin vështirësi të konsiderueshme për qytetar”, ka thënë policia.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë