Lajme
Policia zbardh motivin e autorit për marrjen peng të dhjetëra udhëtarëve në tren
Një person i armatosur ka mbajtur peng disa persona në një tren për orë të tëra të enjten. Pasagjerët janë liruar pak pas orës 22:30.
Policia kantonale e Vaud shpjegoi në një deklaratë se shërbimet e urgjencës fillimisht u përpoqën të “lokalizonin” 32-vjeçarin, i cili ishte i armatosur me një sëpatë, një çekiç dhe një thikë, me një pistoletë elektrike.
Kur më pas tentoi të arratisej drejt pengjeve, një nga oficerët e policisë përdori një armë dhe qëlloi për vdekje pengmarrësin, transmeton albinfo.ch.
Policia jep informacion për motivin
Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, motivet e 32-vjeçarit iranian “ishin për shkak të situatës së tij si azilkërkues dhe dëshirës së tij të vazhdueshme për të kontaktuar me një punonjës të një qendre azilkërkuesish”, tha policia kantonale e Vaud, shkruan Blick.
Policia konfirmon gjithashtu se iu desh të ndërhynte “disa herë” përpara marrjes së pengjeve për shkak të sjelljes së pengmarrësit. Prokuroria publike po vazhdon hetimet për motivin dhe të shtënat me armë.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivel rekord Përveç një fitimi prej 52.4 miliardë CHF në valutë të huaj, SNB bëri një fitim prej...
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?