Lajme
Policia zvicerane: Mos merrni udhë pa pasur nevojë të domosdoshme
"Sa më shumë që të gjithë ne arrijmë të heqim dorë përkohësisht nga disa liri, aq më shpejt do t'i rikthejmë ato liri"
Një pjesë e madhe e popullsisë po respekton rregullat e vendosura për shkak të koronavirusit. Trupat e policisë kanë nxjerrë këtë bilanc, shkruan srf.ch.
Kështu ka thënë Blättler, Kryetar i Konferencës së Komandantëve të Policive Kantonale të Zvicrës në konferencën për media që është mbajtur pak orë më parë në Bernë.
Për shkak të motit të ngrohtë sot dhe i cili parashihet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të Pashkëve, policia planifikon të rrisë praninë e saj në rrugë në ditët në vijim, ka thënë më tutje Stefan Blättler, transmeton albinfo.ch. Por, mbyllja e rrugëve aktualisht nuk është opcion, ka shtuar ai. Veç tjerash, ai ka bërë të ditur se policia pritet që këto ditë të shtojë praninë e saj në rrugë dhe në vende publike.
Blättler i ka bërë thirrje popullatës që të përmbahet nga udhëtimet “të panevojshme”. “Sa më shumë që të gjithë ne arrijmë të heqim dorë përkohësisht nga disa liri, aq më shpejt do t’i rikthejmë ato liri”, përcjell albinfo.ch. Por kjo ka nevojë për gatishmërinë e të gjithëve, thotë Blättler.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












