Shkurt.ch
Politikani i SVP-së del kundër “Iniciativës…” së partisë së tij
Pasi jeta asnjëherë nuk është vetëm bardh as vetëm zi, Neuhaus angazhohet për një të drejtë penale që i ndëshkon njësoj ashpër të gjithë keqbërësit pavarësisht përkatësisë së tyre shtetërore
Një funksionar nga partia SVP/UDC, pjesëtar i qeverisë së kantonit të Bernës ka dalë publikisht kundër Iniciativës së iniciuar nga partia e tij për «jetësimin e inicativës për dëbimin e të huajve kriminelë». Me këtë deklarim, Christoph Neuhaus që është dhe drejtor për çështje të Sigurisë në Bernë, ka «prishur» idenë e një partie me qëndrim monolit, për çfarë njihet SVP, kur është fjala për problemet me të huajt.
Në një intervistë dhënë gazetës «Nordwestschweiz» Neuhaus veç tjerash thotë: «Kam rezervat më të mëdha kundër kësaj iniciative të vrazhdë».
«Iniciuesit deshën të vendosin një «sistem të dëmshëm dyklasësh», thotë ai. Por duke qenë se jeta asnjëherë nuk është vetëm bardh as vetëm zi, Neuhaus angazhohet për një të drejtë penale që i ndëshkon njësoj ashpër të gjithë keqbërësit pavarësisht përkatësisë së tyre shtetërore. Deri më tash sistemi zviceran i së drejtës ka qenë i orientuar ashtu që «treguesi» i një personi, pasi ka vuajtur dënimin, është kthyer sërish ne zero. Dhe në këtë sistem nuk bën të ndryshojë asgjë».
Nga ana tjetër, kryetari i SVP-së Toni Brunner thotë se nuk mund ta kuptojë një deklarim të illë. Sipas tij «është fakt se shumica e krimeve të dhunshme, si pe¨r shembull përdhunimet, bëhen nga të huajt. Dhe, të huajt janë mysafirë te ne në Zvicër. Kush u përmbahet rregullave tona, nukka përse frikësohet. Por kush kriminalizohet, ai nuk ka çfarë të kërkojë në këtë vend. Dëbimi i të huajve që kanë kryer krime përputehet me vullnetin e popullit dhe ofron siguri më të madhe në Zvicër.
Iniciativa «për jetesimin e iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë është iniciuar si reaksion ndaj bishtnimit që sipas sipas SVP-së po i bën shteti iniciativës së përmendur që ishte votuar nga populli pesë vite më parë. Për këtë arsye, në iniciativën e re është zgjeruar katalogu i veprave penale për të cilat të huajt duhet të dëbohen nga Zvicra. Dhe me të nuk i lihet aspak hapësirë veprimi gjykatave për rastet specifike ose më të rënda.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













