Kosova
Pos në Serbi, kosovarët bllokohen edhe në Hungari
Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiqi, e kemi njoftuar QUINT-in dhe BE-në
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët që po vinin në drejtim të Kosovës, pos Serbisë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ata nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.
“Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë. Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Në komunikatë po ashtu bëhet e ditur se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.
Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejt.
“Apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën. Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandës kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz












