Bota
Pranga 18 shqiptarëve që trafikonin heroinë e kokainë në Europë/ Emrat dhe Fotografitë
Guardia di Finanza në Trento finalizoi një operacionin ndërkombëtar antidrogë duke shkatërruar dy grupe shqiptaresh që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes italisë dhe europës veriore.
Operacioni I koduar “Alba Bianca” është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez,16 persona janë arrestuar në Itali. 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano, Treviso, etj.
Ndërkohë 3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupi ushtronte aktivitetin e tij edhe në Belgjikë dhe Holandë.
Hetimet e këtij kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në Bolzano, shkruan VizionPlus, përcjell Albinfo.ch.
Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar ne total 20 kg drogë te tipit marijuanë, kokainë e heroinë më vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë .
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?