Maqedonia
BE-ja mbështet nisjen e negociatave me Maqedoninë për anëtarësim
Presidenca e Bashkimit Evropian tha se do t’i mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.
Ministri rumun i Çështjeve Evropiane, George Ciamba, tha se ai do që Maqedonia t’i hapë negociatat me bllokun në qershor, në një takim të ministrave të BE-së.
Rumania mban aktualisht presidencën e bllokut, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti i Greqisë, më 25 janar, ka miratuar marrëveshjen me Maqedoninë, ndërsa kjo e fundit e ka ratifikuar atë më herët.
Me këtë marrëveshje, të nënshkruar vitin e kaluar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Maqedoni të Veriut.
Për gati tri dekada, Greqia i ka kundërshtuar përpjekjet e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE dhe në NATO, duke thënë se emri i këtij vendi nënkupton ambicie territoriale për një rajon grek që po ashtu quhet Maqedoni.
Ciamba i bëri komentet pas takimit me Bujar Osmanin, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, përgjegjës për çështjet evropiane, në Bukuresht.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












