Koronavirusi: çast pas çasti
Presidenti amerikan merr dozën përforcuese
Presidenti 78 vjeçar, tha se edhe bashkëshortja e tij Jill Biden do ta merrte së shpejti dozën përforcuese të vaksinës
Presidenti amerikan Joe Biden mori të hënën dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID -19, me shpresën për të dhënë një shembull të fuqishëm për amerikanët mbi nevojën për të marrë dozën e tretë, edhe pse me miliona vetë nuk kanë bërë ende të parën.
Ndërsa vaksionohej, Presidenti Biden iu kundërpërgjigj kritikëve që thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të japin më shumë vaksina për vendet e tjera të botës përpara se të nisin shpërndarjen e dozës përforcuese në vend.
“Ne do të bëjmë pjesën tonë”, tha presidenti amerikan, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) morën vendim të lejojnë kryerjen e një doze shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech për amerikanët mbi 65 vjeç, personat në moshë të rritur me probleme të sistemit imunitar si dhe ata që punojnë në ambiente me rrezik të lartë.
Presidenti 78 vjeçar, tha se edhe bashkëshortja e tij Jill Biden do ta merrte së shpejti dozën përforcuese të vaksinës.
Presidenti Biden njoftoi dozën e tretë në gusht si pjesë e një përpjekjeje për të rritur mbrojtjen kundër variantit tejet ngjitës të koronavirusit atij delta. Njoftimi erdhi në një kohë kur shkencëtarët janë të ndarë rreth nevojës për një dozë shtesë, në një kohë kur një numër i madh amerikanësh e shumë njerëz në vende të tjera të botës vazhdojnë të jenë të pavaksinuar.
Sipas zyrtarëve amerikanë dozën e tretë të Pfizer-it mund ta marrin vetëm ata persona të cilët janë vaksinuar plotësisht të paktën gjashtë muaj më parë.
Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk e ka marrë ende në shqyrtim aplikimin e kompanisë Moderna për një dozë përforcuese ndërsa kompania Johnson & Johnson nuk ka aplikuar për një të tillë.
Zyrtarët amerikanë kanë përmendur atë që e kanë quajtur si “pandemi e të pavaksinuarve” për të mbështetur veprimet e tyre në çdo nivel, për zbatimin e urdhrave për vaksinim të detyruar dhe në disa raste kryerjen e e përsëritur të testeve.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














