Lajme
Presidenti gjerman, Steinmeier, në karantinë
Kjo ka ndodhur pasi që një truproje e kreut të shtetit ka dalë pozitiv në testin për koronavirus
Presidenti federal i Gjermanisüe Frank-Walter Steinmeier është vendosur në karantinë. Siç njoftoi sot një zëdhënëse e Zyrës së Presidentit Federal në Berlin, kjo ka ndodhur pasi që një truproje e kreut të shtetit ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, shkruan srf.ch.
Personi nga komanda e Zyrës Federale të Policisë Kriminale është kontakt i shkallës së parë me presidentin, transmeton albinfo.ch. Steinmeier tani i është nënshtruar një testi për koronavirus ndërsa rezultati i parë është ende në pritje.
Nesër, të dielën, Frank-Walter Steinmeier është dashur të bënte ndarjen e Çmimit të Paqes të Tregtisë Gjermane të Librit në përmbyllje Panairit të Librit në Frankfurt në Paulskirche të Frankfurtit.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave












