CH-Ballkani
Presidenti gjerman takim lamtumirës me ambasadorin Xhekaliu
Presidenti i Gjermanisë Frank- Walter Steinmeier pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Berlin Skënder Xhakaliun
Presidenti i Gjermanisë, Frank- Walter Steinmeier ka zhvilluar një takim të veçantë lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliun. Presidenti gjerman organizon pritje tradicionale për korin diplomatik botëror të akredituar në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin, ndërsa takimi me diplomatin kosovar ka qenë i veçantë.
Xhakaliu, i cili ushtroi detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë nga Qershori i vitit 2012 deri në Janar të vitit 2018 ka falënderuar presidentin Federal për angazhimin personal dhe institucional të Presidentit Steinmeier dhe Qeverisë së Gjermanisë, duke shprehur shpresën që ndihma dhe angazhimi gjerman do të vijojnë edhe në të ardhmen për Kosovën, qytetarët dhe institucionet e saj.
Presidenti Steinmeier ka falënderuar në mënyrë të veçantë ambasadorin Xhakaliu për punën e palodhshme në komunikimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të Gjermanisë me të Kosovës duke shprehur optimizëm që Xhakaliu edhe në të ardhmen do të jetë në dispozicionin e dy vendeve për focimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve.
Ambasadorit të deritashëm të Republikës së Kosovës në Berlin, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë i ka organizuar drekë lamtumirëse si dhe është pritur edhe nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Zyra e kancelares, Angela Merkel dhe nga deputetë të Bundestagut nga fraksionet kryesore politike të CDU/CSU, SPD, të Gjelbrit dhe FDP.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve