Kosova
Presidenti gjerman uron për pavarësinë e Kosovës
Meqenëse jemi në prag të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
“Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka shkruar presidenti gjerman në letër.

“E falënderoj Presidentin e Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, për urimin e përzemërt për shtetin tonë, në prag të festës së pavarësisë. Ai thekson se e mban mend mirë 17 shkurtin 2008, meqë atëherë ishte ministër i punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe menjëherë ishte deklaruar pro njohjes së Kosovës. Për më tepër, ai i jep mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës në agjendën e reformave dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja”, ka thënë Osmani.
Osmani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se gjatë kohës kur vizitoi Gjermaninë, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare.
“Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve













