Zhvillim
Presidenti i Maqedonisë tërheq pjesërisht vendimin për falje
Mediet nga Shkupi kanë raportuar se presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, tërhoqi vendimin e amnestimit për 22 nga 56 zyrtarë, ndaj të cilëve në muajin prill kishte anuluar hetimet lidhur me përfshirjen e tyre në skandalin e përgjimeve, që çoi në krizë politike në vend.
Presidenti Ivanov paralajmëroi mundësinë që hap pas hapi të tërheqë vendimin edhe për personat e tjerë, ndërsa shprehu, siç tha, gatishmërinë e tij që të ndihmojë tejkalimin e krizës.
Vendimi i tij përkon me ditën kur po shqyrtohet nisma e opozitës maqedonase për një mocion votëbesimi për të, që paraqet edhe herën e parë në historinë e Maqedonisë që ngritet një mocion i tillë ndaj një presidenti.
Lidhja Social Demokrate, nismëtare e këtij mocioni, kërkon llogari nga presidenti Ivanov lidhur me vendimin e tij të debatueshëm për faljen e 56 personave.
Nisma pritet të diskutohet nga një komision “ad hoc” që pritet të themelohet nga Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe më pas do të vendoset nëse mocioni do të hidhet për debat në seancë plenare.
Nisma e LSDM-së është mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ndonëse kjo parti ndan pushtetin me VMRO-DPMNE-në e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, së cilës i takon edhe vetë presidenti Ivanov, ajo nuk e njeh legjitimitetin e presidentit “për shkak të mungesës së një konsensusi politik” në zgjedhjet e fundit presidenciale”.
Vëzhguesit dyshojnë që nisma për votëbesim mund të miratohet, meqë për këtë nevojitet dy të treta e votave, përkatësisht votat e 82 deputetëve nga 123 sa ka parlamenti i Maqedonisë. Ata tërheqin vërejtjen se edhe nëse parlamenti e miraton votëbesimin, është Gjykata Kushtetuese ajo e cila duhet të japë fjalën e fundit se a do të qëndrojë Ivanov në krye të shtetit apo jo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













