Lajme
Presidenti Obama u frymëzua nga letra e shqiptarit 6 vjeçar
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2019/11/untitled-1-3.jpg)
Shqiptari 6 vjeçar i quajtur Alex Myteberi i dërgoi Presidentit amerikan Barack Obama, një letër e cila frymëzoi jo vetëm të por miliona amerikanë.
Thuhet se letrën që i kishte dërguar tri vjet më parë, Alex i kërkoi Obamës të dërgonte 5 vjeçarin, Omran Daqneesh në shtëpinë e tij për t’u kujdesur për të së bashku me motrën e tij Katerinën dhe të ndante lodrat dhe gjithçka tjetër bashkë me të.
Nëna e Aleksit, Valbona Myteberi ka treguar për ‘Euronews Albania’ historinë e letrës, transmeton KultPlus.
“Kur Aleksandri donte t’i shkruante letrën Omranit, në fillim u kujtova që do të harrohej, se ishte momentale, mbase jo serioze,” thotë ajo.
Po ashtu, nëna e 9 vjeçarit, tha se ai filloi të fliste për Obamen çdo ditë, kështu që vendosi t’i shkruante një letër presidentit të atëhershëm të SHBA Barack Obama.
Pas dorëzimit të letrës, Valbona rrëfen se nuk priste të merrte një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.
Ajo është akoma e entuziazmuar ndërsa kujton momentin kur zyra duke shkruar fjalimet e presidentit e telefonoi atë për ta ftuar të shkonte në shtëpinë më të famshme në botë.
“Kur mbaj mend momentin kur më thirrën dhe më thanë që presidenti e kishte marrë letrën, unë akoma emocionohem sot sepse të qenit refugjat në Amerikë nuk është e lehtë. Ishte me të vërtetë një moment i paimagjinueshëm,” thotë ajo.
Në Samitin e Refugjatëve, ku morën pjesë udhëheqës të shumë shteteve, Obama lexoi letrën e Aleksit për të dhënë një mesazh paqeje. Ish presidenti tha se ai dhe të tjerët duhet të mësojnë shumë nga fjalët e djalit.
Nëna e Aleksit e kujton Presidentin Obama si një person shumë të dashur dhe të ngrohtë me fëmijët, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Lucernit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor...
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
Jeta në Zvicër
-
Ish-politikani zviceran, Leuenberger, për herë të pestë në Kosovë Ish-politikani zviceran, mbështetës i madh i shqiptarëve në Zvicër dhe në Kosovë, Ueli Leuenberger, në shënimin...
-
Gati 100 postierë dhe korrierë në vit sulmohen nga qentë, në Zvicër
-
84 delegacione mbështesin deklaratën përfundimtare të samitit të Ukrainës
-
Eksperimenti i votimit elektronik në Zvicër: Sa është i sigurt?
-
Berna dhe rrethinat e saj, me ndërprerje të madhe të energjisë të dielën