Shqipëria
Presidentja e Komisionit Evropian, pro Shqipërisë në BE
“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur”, deklaroi Ursula von der Leyen
Megjithëse ka pak ditë që është zgjedhur në një nga postet politike më të rëndësishme në Evropë, Ursula von der Leyen me shumë gjasë do të jetë një “avokate” e madhe e idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen sa më shpejt pjesë e familjes evropiane.
Në një prononcim për “Der Spiegel”, Der Leyen dha lajmin e mirë se duhen përshpejtuar procedurat për hapjen e bisedimeve për të çelur negociatat për këto dy vende të Ballkanit Perëndimor, transmetojnë mediat shqiptare.
“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Duhet t’u shtrëngojmë dorën këtyre dy vendeve, ndajmë të njëjtin kontente, jemi fqinjë. Nëse i mbyllim derën këtij rajoni, ne vetëm dëmtojmë veten”, është shprehur ndër të tjera Presidentja e re KE-së për “Der Spiegel”.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bën të qartë vizionin e saj që Ballkanin Perëndimor ta shohë në BE, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtin qëndrim ajo e mbajti edhe gjatë fjalimit në Strasburg, ku u votua si pasuese e Jean-Claude Juncker.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













