Kosova
Presidentja e Kosovës nënshkruan marrëveshje financiare me USAID-in
Kosova përfiton 3 milionë dollarë
Sot, presidentja Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, kanë nënshkruar sot amendamentin e tretë të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin vendi ynë përfiton edhe 3 milionë dollarë shtesë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.
Gjithashtu, synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.
Kujtojmë se kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar nga Osmani në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti u nënshkrua amendamenti i parë i Marrëveshjes, i cili i siguron vendit tonë një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë.
Përmes amendamentit të dytë, Kosova përfitoi edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, kurse sot është nënshkruar edhe amendamenti i tretë. Në total, përmes kësaj Marrëveshjeje, Kosova përfitoi mbi 41 milionë dollarë amerikanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor Fushata për një ligj që kufizon koston e sigurimit shëndetësor në 10 për qind të të...
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër
-
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni
-
Coca cola e re në Zvicër po konsiderohet mashtrim
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit