Kosova
Presidentja Osmani: Kosova, krenare që ka kaq shumë miq
Pas një fjalimi rrëqethës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me përfaqësues nga vendet partnere, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani tha se Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj.
“E lumtur të takohem me përfaqësues nga vendet partnere, pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar për rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, ka shkruar presidentja.
Vjosa Osmani shkoi në Amerikë bashkë me katër heroinat e Kosovës, Vasfije Krasniqin, Fahrije Hotin, Shyhrete Tairin dhe Elhame Muqollin, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Aty, e para e vendit, teksa prapa saj uleshin heroinat, ishte e ashpër me Vuçiqin, të cilit ia përmendi masakrat e kryera në Kosovë përgjatë luftës së fundit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane











