Kosova
Presidentja Osmani udhëton në Mal të Zi
Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore më temën: Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga SHBA-ja, njofton Presidenca, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë konferencë Presidentja Osmani do të jetë ndër folësit kryesor dhe në fjalimin e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit në aspektin e sigurisë, si dhe implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.
“Përveç Presidentes Osmani, në këtë konferencë do të flasin edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ambasadorë, ministra e zëvendësministra nga rajoni dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë Plani synon që 40% të funksionojë deri në fund të 2024 dhe 45% deri në fund...
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet
-
Zvicra në referendum për të ndalur rritjen e popullsisë
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit