Jeta në Zvicër
Prezantohet bankënota e re e 1000 frangave
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar sot bankënotën e re, atë të 1000 frangave, e cila në qarkullim do të hyjë të mërkurën që vjen, gjegjësisht më 13 mars
Bankënota më e re e ndryshuar, në serinë e bankënotave të reja zvicerane që kanë hyrë në fuqi kohëve të fundit, është njëherësh më e madhja, ajo me vlerën prej 1000 frangash, shkruajnë sot mediet zvicerane.
Pas bankënotave prej 10, 20, 50 dhe 200 frangave, të cilat gjatë rreth dy viteve të fundit kanë marrë pamje të re, sot ka ardhur edhe “mbretëresha” në mesin e tyre.
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar sot bankënotën e re, atë të 1000 frangave, e cila në qarkullim do të hyjë të mërkurën që vjen, gjegjësisht më 13 mars, transmeton albinfo.ch.
Sikur në të gjitha bankënotat e serisë më të re edhe në këtë të fundit janë vendosur gjithsej 15 shenja (funksione) sigurie, me të cilat Banka Nacionale synon që paratë e reja t`i bëjë më të sigurta nga rreziku i falsifikimit. Sipas SNB këto kartmonedha janë më të sigurtat në botë.
Nuk është lënë anash as segmenti estetik. Njëmijëfrangëshi i ri ka në qendër dy duar të shtrënguara njëra me tjetrën dhe një glob, përcjell albinfo.ch. Sipas edituesve, ky motiv është simbol për kontaktet dhe afërsinë ndërnjerëzore ndërsa nga ana e prapme është pamja e Parlamentit të Zvicrës, që simbolizon debatin publik.
Kartmonedha më e re ka ngjyrë vjollce dhe ka dimensionet 7 me 15-8 cm, ose pak më të vogla se paraardhësja e saj.
Kur jemi te seria e re e kartmonedhave zvicerane, të kujtojmë se ajo e 10 frangave ishte zgjedhur si bankënota e vitit 2017 nga Bashkësia Ndërkombëatare e Bankënotave. Vetëm një vit para saj po këtë çmim e kishte fituar edhe bankënota e 50 frangave.
E fundit në serinë e re do të jetë bankënota 100 frangëshe, e cila do të hyjë në qarkullim në shtator të këtij viti, transmeton albinfo.ch. Kjo është njëherësh kartëmoedha me tirazhin dhe qarkullimin më të lartë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











