Kosova
Prishtina hap dyert për sportistët shqiptarë të Zvicrës
"FC Kosova - Zürich” u pritën në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në Komunën e Prishtinës.

Ministri i Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit futbollistik FC Kosova nga Cyrihu, fitues të Kupës së Diasporës në Zvicër.
Me kryetarin e klubit, Nesret Limani diskutuan për organizimin e klubeve shqiptare në Zvicër dhe për të arriturat e FC Kosova, duke potencuar edhe bashkëpunimin që mund të kenë futbollistët e Kosovës dhe futbollistët shqiptarë të Zvicrës, njofton MKRS.
Çeku ka falënderuar delegacionin e FC Kosova për vizitën ndërsa duke i uruar për rezultatin e arritur tha se është në interes të ketë bashkëpunim për zhvillimin e sportit të klubeve shqiptare në diasporë.



“Sporti na bashkon”. Kështu deklaroi drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, pas takimit që pati me “FC Kosova – Zürich”, të cilët u pritën në Komunën e Prishtinës.
Ai tha se ekipi shqiptar i Zvicrës është më shumë se një ekip futbolli. “Janë klub shqiptar që garon në ligën e futbollit zviceran”, theksoi ai, transmeton Albinfo.ch.
“Sot, ky klub ka tetë skuadra, me gjithsej 181 lojtarë. Për tifozët, klubi është pjesë e identitetit të tyre, një familje e dytë në Zvicër, e krenaria e veshjes së fanellave kuq e zi mund të ndihet te të gjithë lojtarët – të rinjtë dhe të moshuarit.
Shumë kënaqësi të takohem me kryetarin e klubit, Nesret Limani, me Ilir Morina dhe Perparim Avdili, me të cilët diskutuam hapur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për shumë projekte”, shkruan tutje Rugova, duke shtuar se Prishtina e ka derën të hapur për të gjithë sportistët. “Mezi po presim t’i bashkojmë ekipet tona në shtëpinë e sportit, pra në Kryeqytet!”, thekson Rugova.

E-Diaspora
-
Kurti takon kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e Zvicrës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,...
-
Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë kësaj vere në Kosovë
-
“Prishtinë 2002”, në ekranet e festivalit më të madh të filmit në Islandë
-
Nga këndet e lojërave te politika arsimore: Shqipja si gjuhë kombëtare e Zvicrës?
-
Piktori shqiptar, pjesë e “Art Athina 2023”, evenimenti më i madh vjetor i artit në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Mbi 100 mijë njerëz nënshkruan kërkesën për ndalimin e fishekzjarrëve Më shumë se 100,000 njerëz miratuan dhe nënshkruan nismën popullore duke e kërkuar ndalimin e fishekzjarrëve,...
-
Kurti takon kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e Zvicrës
-
Ndërpritet shitja e bunkerëve të papërdorur të Zvicrës
-
Pesë të plagosur, pasi autobusi i aeroportit të Bazelit frenoi vrullshëm
-
Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës