Lajme
Problem papunësia e varfëria
Qeveria e re, duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi zhvillimit të përgjithshëm socio-ekonomik, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, ky sektor duhet të jetë në krye të agjendës, pavarësisht faktit se kjo do të jetë sfidë për Qeverinë e Kosovës.
Përmirësimi i gjendjes socio-ekonomike në vend duhet të jetë prioritet në agjendën e Qeverisë së re, thonë njohës çështjeve ekonomike.Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se Qeveria e re do të përballet me sfida të shumta në rrafshin ekonomik.“Problemi rreth ndërtimit të një buxheti të konsoliduar, në kuptimin e një buxheti, i cili është në harmoni me qëndrimet e përgjithshme të zhvillimit ekonomik”.
“Mandej, problem do të jetë krijimi i një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e biznesit, sidomos biznesit privat – ku hyjnë problemi edhe i investimeve direkte dhe indirekte, investimet nga jashtë dhe investimet e brendshme. Pa dyshim, sfidë e veçantë në këtë fushë është edhe problemi i privatizimit”, vlerëson Ramosaj.Edhe Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se Qeveria e re, duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.Varfëria dhe papunësia – sfida për KosovënSipas Rukiqit, në Kosovë nuk ekziston një ekonomi e zhvilluar, por parakushtet që kjo ekonomi të ketë perspektive, nëse Qeveria e ardhshme do të shtojë interesimin tek investitorët e huaj, mund të përmirësohen.
“Sigurisht që buxheti është prioritet, mirëpo buxheti kalohet me procedurë dhe pastaj nuk mbetet një ndër prioritet për krejt qeverisjen. Qëndrueshmëria buxhetore duhet të jetë prioritet, duke marrë parasysh premtimet dhe investimet e mëdha publike, me të cilat ne kemi marrë obligime”, thotë Rukiqi.Në anën tjetër, Berim Ramosaj tregon prioritetet që Qeveria duhet të ketë në përmirësimin e gjendjes sociale në vend.“Në fushën sociale është kryesisht problemi i papunësisë, pastaj problemi i varfërisë, problemi i mirëqenies sociale të qytetarëve duke marrë parasysh të gjitha shtresat, duke marrë parasysh mbajtjen e standardit qoftë në nivel ekzistues, apo përmirësuese”, thekson Ramosaj.Sidoqoftë, nga vetë liderët politikë të partive që kanë themeluar koalicionin, është thënë se në krye të agjendës së Qeverisë së re, do të jetë miratimi i buxhetit 2011 dhe zbatimi i reformave ekonomike.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit Para se Gotthard të niset drejt jugut, trafiku është bllokuar për nëntë kilometra. Pritet një vonesë... -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi











