Lajme
Problemet në riatdhesim dhe ri-integrim
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, (janar-qershor) janë riatdhesuar në Kosovës 2,174 persona. Ri-integrimi i tyre mbetet shqetësim
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministra e Punëve të Brendshme (MPB), brena çdo viti në Kosovë kthehen rreth 5 mijë qytetarë që kanë migruar ilegalisht nga shtetet e Bashkimit Evropian. Vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, janë riatdhesuar mbi 2 mijë persona.
Mirëpo kthimi i tyre po përcjellët me probleme rreth riatdhesimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri. Kështu u tha se sot në një konferencë për media, në të cilën përfaqësuesit e Programit për të Drejta Civile në Kosovë publikuan raportin “Procesi i ri-atdhesimit dhe sfidat e ri-integrimit në Kosovë”.
Kenan Tora nga Programit për të Drejta Civile në Kosovë, tha se sipas të dhënave, gjatë gjashtë muajve të parë janë riatdhesuar 2,174 persona.
“Procesi i ri-atdhesimit është një proces që ka ndikim të drejtpërdrejtë në proceset e integrimeve Evropiane dhe veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave, procese këto që janë definuar si interes kombëtar i shtetit të Kosovës”, deklaroi Tore.
Kosova, sipas tij, ka miratuar ligjin dhe udhëzimet administrative dhe ka nënshkruar një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet përkatëse të BE, duke tentuar që pas riatdhesimit, kësaj kategorie t’u sigurojë kushte të përshtatshme për ri-integrim.
“Trendi i të riatdhesuarve është në rritje, por po ashtu është shqetësuese edhe trendi i personave ose qytetarëve që braktisin Kosovën është në rritje. Një nga rekomandimet e raportit është që të krijohen mekanizma më adekuatë që monitorojnë edhe gjendjen e njerëzve që përsëri e braktisin shtetin dhe shkojnë në një shtet tjetër, kryesisht të Evropës Perëndimore”, tha Tora.
Ndërsa Mirjeta Hyseni i artikuloi disa rekomandimet kryesore të raportit. Ajo tha se shteti është i detyruar me konventa ndërkombëtare t’u krijojë kushtet të kthyerve, por në Kosovë ka mangësi.
“Pavarësisht se barra më e madhe e procesit të ri-integrimit bie mbi nivelin lokal të qeverisjes, komunat e Kosovës ende kanë mungesë të kapaciteteve, qoftë njerëzore apo materiale, për të trajtuar këtë proces. Rekomandohet themelimi i zyrave komunale për ri-integrim në komunat ku ende nuk janë themeluar dhe të bëhet decentralizimi i buxhetit prej nivelit qendror në atë lokal”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”












