Kosova
Procedurat për të votuar jashtë
Ani pse Republika e Kosovës i ka njëzet e nëntë misione diplomatike mërgimtarët nuk do mund ti shfrytëzojnë këto ambasada e konsullata
Mërgimtarët në këto zgjedhjeve votojnë përmes postës, partitë ankohen se kjo mënyrë e votimit po i stopon ata. Për të pasur të drejtë vote, kosovarët që jetojnë jashtë vendi fillimisht duhet të regjistrohen.
Për këtë arsye KQZ ka dhënë një afat deri kur votuesit nga diaspora mund ta bëjë një gjë të tillë. Ani pse Republika e Kosovës i ka njëzet e nëntë misione diplomatike, mërgimtarët nuk mund t’i shfrytëzojnë këto ambasada e konsullata.
Kjo për shkak se Ligji për Zgjedhje, i miratuar në vitin 2008, nuk e lejon një gjë të tillë. Sipas këtij institucioni, në zgjedhjet e kaluara rreth 5 mijë mërgimtarë kanë votuar. E në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ky numër i votuesve ka qenë i paktë për shkak të mënyrës së ndërlikuar të votimit, raporton T7, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë një subjekt tjetër që e shqetëson ky problem është Partia Euroatlantike e Kosovës. Ata thonë se votuesit po stopohen nga ky ligj. Në anën tjetër, në Ministrinë e Diasporës, dikaster ky që ka të bëjë kryekëput me këtë kategori, tregojnë se nuk përfshihen në këtë proces.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












