Lajme
Procesohen rreth 90% të pakove me fletëvotime nga diaspora
Qendra e numërimit të rezultateve QNR ka arritur të procesojë rreth 90% të pakove me fletëvotime të supozuara nga jashtë, ka thënë Eugen Cakolli nga KDI.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se me një trend të tillë të shqyrtimit të zarfave, ky proces do të duhej të përmbyllej gjatë fundjavës.
“QNR ka arritur të procesojë gati rreth 90% të pakove me fletëvotime të supozuara nga jashtë vendit. Me një trend të tillë të shqyrtimit të rreth 5 mijë zarfave, procesi do të duhej të përmbyllej gjatë kësaj fundjave”, ka shkruar Cakolli, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshe, ai tha se numri i votave nga diaspora është më i madhi që nga viti 2010 e tutje.
“Si numër, pakot dhe eventualisht votat nga jashtë vendit do të jenë më të mëdha se të gjitha zgjedhjet e tjera nga viti 2010 e tutje, të marra së bashku”.
Ky është postimi i plotë:
https://www.facebook.com/eucakolli/posts/10208048512607627
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google













