Lajme
Prodhimi i Bitcoin shpenzon 8 herë më shumë energji se Facebook e Google
Procesi i prodhimit të monedhës virtuale Bitcoin shkakton shpenzime të larta të energjisë elektrike.
Një transaksion i vetëm i Bitcoin kërkon mesatarisht 1173 kilovat/orë, energji e mjaftueshme që konsumon një shtëpi normale në 2-3 muaj.
Të dhënat janë bërë publike nga MoneySuperMarket.com, sipas të cilës, Bitcoin duket se është monedha virtuale “më e etur” për energji elektrike me një transaksion të vetëm.
Nga ana tjetër, Google që është motori më i madh i kërkimit në internet dhe Facebook që është rrjeti më i madh social, të dy së bashku konsumojnë 8 herë më pak energji se sa një transaksion i Bitcoin.
Gjatë 12 muajve të fundit, të gjitha transaksionet e Bitcoin në gjithë botën kanë përdorur 123 Teravat/orë ose 123 miliardë kWh energji.
Kjo energji është e krahasueshme me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Norvegjisë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










