Kuriozitete
Profesionet më të çuditshme në turizëm
Të gjithë ata që kanë zgjedhur të punojnë në industrinë e turizmit e dinë fare mirë se sa të vështira mund të jenë disa profesione të caktuara që janë pjesë e kësaj industrie
Ka edhe nga ato profesione për të cilat të paktën mund të jenë atë që kanë dëgjuar për ekzistencën e tyre. Ja se cilat janë disa prej tyre:
Ngrohës krevati
Kur jashtë temperaturat janë shumë të ulëta dhe bien edhe nën zero, ngushllimi më i madh i shumë përsonave është që të struken nën batanije dhe të qëndrojnë sa më ngrohtë. Por, si mund të kalohet trauma e çarçafëve të ftohtë? Disa hotele të mirënjohura britanike, në Londër dhe në Mançester, kanë vendosur që t’i ofrojnë pushuesve në hotelet e tyre një ekip personash që merren pikërisht me ngrohjen e çarçafëve. Zgjidhje ideale pë rata që kanë përherë ftohtë dhe më pak për ata që janë meraklinj të pastërtisë, transmeton Monitor.
Trajner sërfi për qentë
T’i mësosh tursitëve sportin e sërfit mund të jetë një profesion deri diku interest. Por t’i mësosh të njëjtin sport qenëve, kthehet në një prej profesioneve më të çuditshme të industrisë së së turizmit. Në San Diego të Kalifornisë ju do të ndesheni me persona të cilët do t’ju thonë se janë trajnerë sërfi për qentë. E çuditshme, madje disa do të shpreheshin se një gjë e tillë është çmenduri. Por sado që të duket çmenduri, kërkesat nga ana e pronarëve të pasur të qenëve që këta të fundit të mësojnë sërf nuk janë të pakta, përcjell albinfo.ch.
Përgjegjës për fajkojtë
Gjuetia me fajkoj është një sport shumë i njohur, që daton që prej periudhës së mesjetës. Por nëse dikur fajkojtë përdoreshin kryesisht për sportin e gjuetisë, sot ata mbahen nga persona të caktuar, të cilët janë përgjegjës për ta dhe që paguhen për një punë të tillë në hotele luksoze të ndryshme në Abu Dabi, duke dhënë shfaqe të ndryshme për të argëtuar pushuesit.
Mbikëqyrës të një ishulli të shkretë
Sa vëmendje mund të kërkojë mbikëqyrja e një ishulli të shkretë? Sigurisht, shumë më shumë nga ajo që mund të imagjinojmë. Në shpikjen e këtij profesioni sa të ri, aq edhe të çuditshëm ka qenë qeveria australiane, në përpjekje për të gjetur kandidatë të gatshëm për të punuar me kohë të plotë në ishujt e Paqësorit dhe që sigurisht ndodhen shumë larg qendrave të banuara.
Testues dyshekësh
Pushimet luksoze nuk mund të mendohen të tilla pa një pushim optimal, gjë që duhet të garantohet nga një dyshek sa më komod. Për këtë arsye, disa prej rrjeteve më të suksesshme të hoteleve në botë kanë vendosur të punësojnë një ekip profesionistësh të cilët testojnë lloje të ndryshme dyshekësh dhe në fund japin vlerësimet e tyre.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss















