Shqipëria
Profesorët universitarë në Shqipëri me pagat më të ulëta në rajon
Profesorët universitarë në Shqipëri rrallëherë i ka prekur rritja e pagave. Titullin profesor mund ta mbash, por kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht të jesh edhe i paguar sa duhet. Sidomos nëse je i punësuar si pedagog në universitetet publike.
Profesorët universitarë në Shqipëri rrallëherë i ka prekur rritja e pagave. Titullin profesor mund ta mbash, por kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht të jesh edhe i paguar sa duhet. Sidomos nëse je i punësuar si pedagog në universitetet publike.
Rritjet e pagave për personat që mësojnë elitat kanë qenë të rralla përgjatë viteve, gjithmonë të vonuara dhe gjithmonë e më pak të ndjeshme në xhepat e tyre. Titulli akademik “Profesor” sot paguhet në arsimin e lartë 80,300 lekë. Nga viti 2005, kur paga ishte 56 mijë lekë, rritja është nën çdo llogaritje të shtrenjtimit të jetesës, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Kjo pagë aktuale, vlerësohet si më e ulëta në rajon, ku Kosova ka rrogën mesatare më të ulët në 850 euro, ndërsa Mali i Zi kryeson me 1,830 euro, apo mbi trefish.
Kërkesës së pedagogëve për një rritje me 50%, i vjen kundër oferta e kryeministrit për rritje 15%: ku shtetit do të paguajë 7%-shin. Efekti në buxhet për afro 950 pedagogët në universitetet publike do të ishte vetëm 600 mijë euro në rastin që propozon qeveria dhe 4.2 milionë euro në skenarin e synuar.
Shifra të mëdha në sytë e shtetit, nëse marrim për bazë se buxheti për kërkim shkencor nga qeveria ishte vetëm 350 milionë lekë në vitin 2022, apo më pak se 3 milionë euro. Teksa financimi ndër vite ka qenë edhe më i ulët se kaq, edhe produkti rrjedhimisht ka qenë i dobët. Artikujt shkencorë të publikuara nga pedagogët e universitetit të Tiranës në 22 vitet e fundit janë 1,270: apo vetëm 58 publikime në vit.
Shifrat e kërkuara janë të vogla në anën tjetër, nëse konsiderojmë se oferta e qeverisë është aq sa shpenzon Kuvendi në 1 vit për telefona, karburant dhe udhëtime jashtë vendit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin










