CH-Ballkani
Projekt punësimi nga Gjermania, kanë përfituar 700 persona nё Shqipёri
Nga një projekt kualifikimi dhe punësimi që po zbatojnë në Tiranë dy organizata joqeveritare nga Shqipëria dhe Gjermania kanë përfituar rreth 700 vetë, 90 për qind e të cilëve i përkasin grup moshës 15 – 35 vjeç
Bashkëpunimi me organizatën gjermane “Brot fur die Welt” ka nisur që prej muajit prill 2014, fillimisht me një kontratë me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë, e cila më pas u vijua nga kontrata e dytë me afat 3 vjeçar që përfundon pas rreth dy viteve
“Mbështetja e BfdW për DEV-AID-in për të arritur realizimin e objektivave të projektit nuk është thjeshtësisht financiare por tejet kësaj, konsiston edhe në mbështetje profesionale për ngritje kapacitetesh organizative, duke mundësuar trajnimin e stafit dhe konsultim të vazhdueshëm lidhur me metodat e reja të ndërhyrjes.”, thotë Andja Trasja, psikologe dhe ndërmjetëse në projektin: “Tё bëjmë tregun e punës tё funksionojë pёr grupet nё nevojë!”, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Në evidencat e kësaj organizate joqeveritare janë rreth 700 persona që janë përfshirë në harkun kohor nga prill 2014 deri në shtator 2016, prej të cilëve, gjysma janë integruar në tregun e punës nëpërmjet ndërmjetësimit për punësim dhe inkurajimit për vetëpunësim në profesionet e përfituara nga ndjekja e kurseve.
DEV-AID ka tre vjet që funksionon dhe fokusi kryesor është të mbështesë dhe përfaqësojë komunitetet në zhvillim në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe progresit social në tërë aspektet. Po ashtu ekspertët dhe bashkëpunëtorët e organizatës ofrojnë shërbime komunitare, nëpërmjet orientimit, ndërmjetësimit, informimit dhe dhënies së alternativave për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe politike.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg














