Lajme
Projekti ‘Filarmonia e Gjenevës’ në referendum; mbështetja e shqiptarëve, e mirëseardhur
‘Cité de la Musique’, në shqip ‘Filarmonia e Gjenevës’, quhet projekti i cili ka për synim të gërshetojë kulturën dhe muzikën brenda një objekti të përkryer, i cili është duke u zhvilluar në Zyrën e Arkitekturës në Gjenevë, Pierre-Alain Dupraz Architectes.
Sigurisht, si në çdo projekt tjetër të suksesshëm, as këtu nuk mungon një ‘përfaqësues’ i shqiptarëve.
Denis Sermaxhaj, 28-vjeçari me prejardhje shqiptare, arkitekt në këtë zyrë që merr pjesë në zhvillimin e këtij projekti, ka treguar për albinfo.ch më shumë rreth projektit ‘Cité de la Musique’.
“Projekti rrjedh nga një konkurs ndërkombëtarë i arkitekturës në vitin 2017. Objekti i cili do këtë në mesin e tij, Fakultetin e muzikës (hem Genève), orkestrën e Zvicrës romande, bibliotekë, restaurant, etj.. në një fjalë objekt i përkryër për kulturën dhe muzikën, për të cilin jam përgjegjës i zhvillimit të fasadave që janë mjaftë të vështira dhe estetike”, thotë Sermaxhaj.
‘Filarmonia e Gjenevës’ deri më sot ka kaluar të gjitha fazat e zhvillimit, megjithatë një iniciativë popullore e shndërruar në referendum rrezikon anulimin e tij.
“Projekti ka kaluar deri sot të gjitha fazat e zhvillimit, por një iniciativë popullore është nisur në vjeshtën e kaluar pas aprovimit të planit hapësinor, nga Këshilli komunal i Komunës së Gjenevës dhe tashmë kjo iniciativë është shndërruar në një refenrendum që rrezikon anulimin total të projektit. Votimi do të jetë më datën 13 qershor 2021. Arsyet e oponentëve janë të bazuara në faktin që ky projekt nuk zotëron të gjitha zhanret e muzikave apo se për të ndërtuar këtë projekt duhet prerë disa pemë, etj…”, është shprehur Denis Sermaxhaj, për albinfo.ch.
Votimi për këtë çështje do të jetë vetëm për banorët e komunës së Gjenevës. Ndërsa, arkitekti Sermaxhaj, ka kërkuar mbështetje nga shqiptarët që jetojnë në këtë komunë që projekti ‘Cité de la Musique’ të mos anulohet, derisa ka treguar edhe për rëndësinë që përmban ky projekt për komunitetin shqiptar atje.
“Popullsia shqip-folëse me kombësi nga Kosova dhe Shqipëria në këtë komunë, është mjaftë e konsiderueshme. Përfundimi pozitiv i këtij votimi, mund të luaj rol të rëndësishëm për rininë që rrjedhë nga familjët shqiptare, duke e ditur që numri i të rinjve që vazhdojnë studimet shkon duke u rritur, dhe ky projekt kontribon në këtë drejtim duke e pas parasysh që është i financuar pothuajse totalisht nga një fondacion privat botëror i njohur, dhuruar për kantonin e Gjenevës”, ka përfunduar Denis Sermaxhaj, për Albinfo.ch.
Ndryshe, albinfo.ch, ju përcjell disa linqe ku ju mund të lexoni tutje rreth këtij projekti:
https://citedelamusique.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?













